Maksym Musienko, 26 vjeç, ishte në punën e tij në një dyqan elektronik në qendrën tregtare Krememchuk të hënën, duke ndihmuar klientët të blinin kondicionerë për të luftuar vapën e verës, transmeton InLajmi.
Ai thotë se në atë kohë në dyqan ishin rreth 100 klientë.
“Ne po punonim. Kishte shumë njerëz në dyqan, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj,” thotë ai.
Në orën 16:00 me kohën lokale, një raketë ruse goditi qendrën tregtare në qendër të qytetit. Të paktën 18 persona u vranë dhe 59 u plagosën. Shifra pritet të rritet.
“Qendra tregtare nuk është një vend rreziku për rusët. Ne menduam se ishim shumë larg kufirit,” thotë Maksym, shkruan BBC.
Ai ka plagë me prerje, tronditje dhe gërvishtje të shumta./InLajmi/