Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me mos liberalizim e vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, Hoti ka thënë se qëndrimet e Bashkimit Evropian për mos liberalizimin e vizave janë krejtësisht rezultat i dinamikës së tyre të brendshme politike.
Gjithashtu ai tha se Kosova që nga marsi i viti 2018 i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
Postimi i plotë i tij:
Qëndrimet e 2 vendeve të BE-së për të mos liberalizuar vizat për kosovarët, qëndrime të cilat janë krejtësisht rezultat i dinamikës së tyre të brendshme politike, nuk duhet lejuar të ngriten në nivel të çfarëdo udhërrëfyesi të ri për liberalizim të vizave për Kosovën. Qasja e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, është vetëm arsyetim për të prolonguar më tej këtë vendim të BE-së.
Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që nga marsi i viti 2018 dhe meriton t’i liberalizohen vizat.
Për të bindur Francën, në vitin 2020 është ngritur grupi punues i Ministrive të Brendshme respektive për të vënë në dispozicion të insiticioneve fanceze informatat e nevojshme për vendimmarrje pozitive. Ky grup punues është vendosur të formohet në takimin që kemi pasur me Presidentin Macron në korrik 2020, duke ndjekur shembullin e mirë të Qeverisë Haradinaj me Gjermaninë në vitin 2019. Ky grup e ka kryer punën e vetë dhe tani duhet pritur vendimi pozitiv, sepse nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga Kosova. /InLajmi/