28 qershori është dita e 179 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 186 ditë.
Ngjarje
1712 – Lindi në Zvicër Jean-Jacques Rousseau, i quajtur “Filozofi i Gjenevës”, ishte dijetar dhe shkrimtar. Filozofia e tij politike ndikoi në Revolucionin Francez, si dhe në zhvillimin e mendimit politik, sociologjik, dhe arsimor bashkëkohor. Rousseau ishte gjithashtu kompozitor i suksesshëm; autor i 7 operave, si dhe muzikë zhanresh të tjera; ai dha ndihmesë në muzikë edhe si teoricien. Gjatë periudhës së Revolucionit Francez, Ruso, me idetë e tij, ishte filozofi më popullor mes anëtarëve të Klubit Jakobin. Shkrimet e tij autobiografike – përbëjnë fillimin e zhanrit të autobiografisë siç njihet sot. Rousseau u varros si një hero kombëtar në Panteonin në Paris, në vitin 1794, 16 vjet pas vdekjes.
“Personi i parë që rrethoi me gardh një copë tokë, pastaj u tha njerëzve se ishte e tija dhe ata e besuan, u bë themeluesi i vërtetë i shoqërisë civile. Nga sa shumë krime, luftëra, vrasje, mizori raca njerëzore do të kishte shpëtuar sikur një person të kishte dalë e ta rrëzonte gardhin, dhe t’u thoshte të tjerëve: ‘mos e besoni këtë mashtrues’. Ju jeni të humbur nëse harroni se frutat e dheut u përkasin të gjithëve dhe toka asnjërit! “
“Social Contract”, Jean-Jacques Rousseau
1776 – Kolonistët amerikanë zmbrapsën një sulm britanik nga deti në Charleston.
1867 – Itali; lindi Luigi Pirandello, dramaturg, novelist, poet dhe mjeshtër i tregimit të shkurtër. Më 1934, irandello fiton Çmimin Nobel në Letërsi “për rigjallërimin e dramës”. Veprat e Pirandello përfshijnë romane, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave në dialektin sicilian. Pirandello cilësohet shpesh si pararendës i Teatrit të Absurd. “Çdo njeri, i cili është ngritur pak mbi nivelin e kafshëve dhe bimëve nuk jeton për hir të jetesës, pa ditur se si të jetojë; por jeton për t’i dhënë jetës kuptimin dhe vlerën e vet….. ”
1859 – Zhvillohet parada e parë me qen të racave të ndryshme, në Newcastle-mbi-Tyne, Angli.
1894 – Dita e Punës shpallet festë zyrtare amerikane.
1911 – Samuel J. Battle u bë polici i parë afrikano-amerikan në New York City.
1914 – Franz Ferdinand, Arkidukë i Austrisë dhe gruaja e tij Sofia vriten në Sarajevë nga nacionalisti serb boshnjak Gavrilo Princip, duke u bërë shkaku i Luftës së Parë Botërore. Po këtë ditë, më 1919 Traktati i Versajës nënshkruhet në Paris, duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore, me Gjermaninë si humbësen kryesore.
1919 – U nënshkrua Traktati i Versajës duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore, saktësisht pesë vjet pas fillimit të saj.
1921 – Mbreti Aleksandri i Serbisë shpall kushtetutën e re të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e njohur më pas si Kushtetuta e Vidovdanit.
1926 – Krijohet firma Mercedes-Benz kur Gottlieb Daimler dhe Karl Benz bashkojnë dy kompanitë e tyre për prodhimin e automobilave.
1940 – Rumania i dorëzon Besarabinë (Moldavinë) Bashkimit Sovjetik.
1942 – Trupat gjermane ndërmorën një ofensivë për t’i marrë nën kontroll fushat sovjetike të naftës në Kaukaz dhe në qytetin e Stalingradit.
1945 – Gjenerali amerikan, Douglas McArthur, deklaroi se e kishte shuar rezistencën japoneze në Filipine.
1948 – Kominformi qarkullon “Rezolutën për situatën në Partinë Komuniste të Jugosllavisë”; Jugosllavia përjashtohet nga blloku komunist. Kjo ngjarje shkaktoi edhe kthesën e madhe në marrëdhëniet Tiranë – Beograd, si dhe spastrimin e parë të madh, pas luftës, në parti e qeveri në Shqipëri.
1950 – Forcat koreanoveriore morën nën kontroll Seulin, kryeqytetin e Koresë së Jugut.
1954 – Ushtarët francezë filluan tërheqjen nga provinca Tonkin e Vietnamit.
1989 – Në 600 vjetorin e Betejës së Fushë Kosovës, presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviçi mban fjalimin e Gazimestanit, në vendin e betejës historike. Po këtë ditë, më 2001, Millosheviçi, i arrestuar nga qeveria e Serbisë, dërgohet duarlidhur në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës për krime lufte.
2001 – U burgossh kryetari i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq, dhe iu dorëzua Gjykatës Ndërkombëtare për krime në Hagë, kryetar i parë i një shteti që i është dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare.
Lindje
- 1948 – Kathy Bates, aktore amerikane fituese e Academy Awards
- 1867 – Luixhi Pirandelo, dramaturg dhe shkrimtar italian (v. 1936)
- 1960 – John Elway, lojtar futbolli amerikan
- 1961 – Jeff Malone, lojtar basketbolli amerikan
- 1963 – Charlie Clouser, tastierë amerikane,
- 1964 – Mark Grace, lojtar bejsbolli amerikan
- 1964 – Sanjeev Bhaskar, aktor dhe komedian britanik
- 1965 – Jessica Hecht, aktore amerikane
- 1965 – Sonny Strait, aktor amerikan
- 1966 – John Cusack, aktor amerikan
- 1966 – Mary Stuart Masterson, aktore amerikane
- 1967 – Bellows Gil, aktor kanadez
- 1968 – Adam Woodyatt, aktor anglez
- 1969 – Danielle Brisebois, aktore amerikane
- 1969 – Ayelet Zurer, aktore izraelite
- 1970 – Steve Burton, aktor amerikan
- 1971 – Tichina Arnold, aktore amerikane
- 1971 – Louise Bagshawe, novelist dhe politikan britanik
- 1971 – Fabien Barthez, futbollist francez
Vdekje
- 1568 – Primož Trubar, reformator protestant slloven
- 1836 – Xhejms Madison, presidenti i katërt i SHBA-së (l. 1751)
- 1914 – Franz Ferdinand, arqidukë i Austrisë (l. 1863)
- 1967 – Oskar Maria Graf, letrar gjerman
- 1968 – Otto Hahn, kimist dhe fizikant gjerman