Prezantusja e njohur nga Kosova, Elita Rudi, feston sot ditëlindjen, shkruan InLajmi.
Moderatorja ka mbushur 29 vite jetë me plot suksese në karrierë.
Në ditën e veçantë të Elitës mes shumë urimeve edhe një befasi nuk ka munguar as nga bashkëshorti i saj, reperi Gjiko.
Reperi ka shpërndarë disa video në rrjete sociale, ku shihet duke e befasuar me një tortë.
Elita për publikun është bërë e njohur që shumë vite, për shkak të profesionit si dhe disa emisioneve që ka moderuar. /InLajmi/