Një vetaksident i rënë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë, përcjell InLajmi.
Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi është dërguar menjëherë në emergjencë të Prishtinës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.
“Në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku një vozitës dyshohet se ka humbur kontrollin në vozitje dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale dhe vozitësi ka pësuar lendime trupore. Vozitesi është duke u trajtuar në emergjencë të Prishtinës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njesia kompetente policore është në vendin e ngjarjes dhe po e trajtojnë rastin”, tha Baki Kelani.
Sipas tij, njësia kompetente policore është në vendin e ngjarjes dhe po e trajton rastin. /InLajmi/