Rrjedhje e gazi toksik në Jordani la 10 persona të vdekur dhe qindra të lënduar, transmeton InLajmi.
Rrjedhja në portin e Aqaba ndodhi pasi rezervuari i mbushur me gaz ra gjatë transportit.
Dhjetë njerëz kanë vdekur dhe 251 janë lënduar në një rrjedhje gazi toksik nga një rezervuar depozitimi në portin Aqaba të Jordanisë.
Rrjedhja e së hënës erdhi pasi një rezervuar i mbushur me 25 ton gaz klor që eksportohej në Xhibuti ra gjatë transportit, thanë zyrtarët, shkruan The Guardian.
Autoritetet shëndetësore të qytetit këshilluan banorët të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. /InLajmi/