Anësori brazilian thuhet se dëshironte kalimin te Barcelona dhe klubi i La Ligës dukej i gatshëm ta nënshkruante atë.
Megjithatë, tarifa është dëshmuar të jetë një pengesë në këtë marrëveshje, me Leeds që kërkon 65 milionë funte për 25-vjeçarin.
Kështu ‘Marca’, njofton se katalanasit nuk kanë bërë ndonjë për brazilianin, përcjell lajmi.net.
Dëshira e Barcelonës për të nënshkruar me Raphinhan do të përcaktohet edhe nga e ardhmja e Ousmane Dembele, i cili ende nuk dihet se çfarë ka vendosur.