Një hero i patrembur ka treguar për momentin kur ai hyri në një shtëpi të djegur në Angli për të shpëtuar pronarin e tmerruar pas një shpërthimi të madh, transmeton InLajmi.
Callum Attwood pa se si një shpërthim zjarri filloi nëpër shtëpinë e fqinjit të tij pak para orës 21:00 të së enjtes.
Një grua vdiq tragjikisht nga shpërthimi dhe një burrë mbetet në gjendje të rëndë për jetën
4 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Skenat e tmerrshme nuk e penguan heroin Callum Attwood, i cili me guxim hyri në shtëpi për të shpëtuar fqinjët e tij.
Ai nxori një viktimë nga “ferri”, por nuk mundi të shpëtonte asnjë të 2-të.
“Unë jetoj disa rrugë larg vendit ku ndodhi, e dëgjova nga shtëpia ime dhe pashë tymin” tha Callum, shkruan The Sun.
Callum tregoi se mund të shpëtonte vetëm një njeri sepse flakët ishin përhapur në tërë shtëpinë./InLajmi/