Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se Serbinë e njeh shumë më mirë se Rama që shfaqet shpeshherë afër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Albin Kurti tha se nuk i beson Beogradit pasi edhe kur flet për diçka që duket paqedashëse, gjithçka që bën nga ana tjetër është luftënxitëse.
“Unë besoj që Serbinë e njoh shumë ma mirë sesa kryeministri i Shqipërisë dhe Serbia i ka 48 baza ofensive rrotull kufirit me Kosovën.
Unë nuk i besoj Beogradit edhe kur flet diçka që duket paqëdashëse ndërkohë që gjithçka që bën është luftënxitës, tha ai në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv.
Të them të drejtën nuk besoj që partia socialiste është parita e punës mirëpo përsa i përket ta zëmë disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi.”-tha Kurti.