Kosova duhet ta ketë një platformë për dialogun me Serbinë, ka deklaruar ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai thotë se dialogu duhet të ketë koncenzues të brendshëm politik e po ashtu edhe një unitet të jashtëm mes SHBA-së dhe BE-së.
Ai thotë se dialogu duhet të ketë koncenzues të brendshëm politik e po ashtu edhe një unitet të jashtëm mes SHBA-së dhe BE-së.
“Unë mendoj që dialogu tani duhet t’i ketë 3 gjëra kryesore: e para mendoj që duhet të krijohet një koncenzus në Kosovë. Kur them koncenzus e kam parasysh koncenzusin qoftë ai që ka të bëjë politik-nacionale që do ta admiroja që të jenë të gjitha subjektet politike, por edhe pjesa tjetër, shoqëria civile, mediat, bota akademike dhe të tjerët me një platformë që do ta kishim që qartë se çka dëshirojmë në këtë rastin e dialogut… Në çështjen e dialogut duhet t’i bëjmë limitet. Pra në platformën e qartë, ku ajo platformë duhet të miratohet nga organet legjitime, unë mendoj që aty duhet ta kemi një koncenzus të ta quaj i 2-ti kushtetues që nënkupton 2/3 e numrit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Kuçi.
Tutje ai tha se duhet të ketë koncenzus edhe në raportin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Bashkimin Evropian, shkruan Tëvë1.
“Po ashtu duhet ta kemi një koncenzus ndërkombëtar për raportin SHBA – Unioni Evropian, kjo pasi që asnjë zgjidhje në Evropë nuk është bërë sidomos 30 vitet e fundit pa ndërhyrjen apo ndikimin pozitiv të SHBA-ve dhe njëkohësisht pa pëlqimin e Unionit Evropian”, deklaroi Kuçi.