Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur me anëtaret e grupit punues për procesin e Vettingut, raporton InLajmi.
Haxhiu ka thënë se procesi i Vettingut ka ngjallur debate të shumta, secili nga këto debate i ka ndihmuar reformës për drejtësi.
“Prej që kemi nis punën në këtë proces kemi pasur debate të shumta dhe secila prej tyre i ka ndihmuar reformës në drejtësi. Është një proces i ndjeshëm dhe jemi konsultuar me komisionin e Venecias. Në këtë drejtim tani pas pranimit të opinionit të komisionit të Venecias jemi në rrugën për ta përmbyllur reformën në drejtësi. Të gjithë ne nuk do të mund t’i arrinim rezultate pa një bashkëpunim të mirë. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë dhe më vjen keq që nuk janë të pranishëm nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria”, tha ajo.
Tutje Haxhiu tha se procesi i Vettingut është procesi i ndjeshëm për atë arsye janë konsultuar me komisionin e Venecias.
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës tha se i vjen keq që Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria nuk janë të pranishëm në këtë mbledhje të grupit punues për procesin e Vettingut./InLajmi/