Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut kanë realizuar vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, përcjell InLajmi.
Anëtarë të këtij komisioni janë deputetët: Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami.
Deputetët kanë takuar Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Hysni Gucati, Pjetër Shala dhe Nasim Haradinajn.
Kuvendi i Kosovës njoftoi se anëtarët e komisionit kanë parë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve.
Njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:
Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut… realizuan vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë
Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, realizuan vizitën në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Deputetët: Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami, u takuan me të paraburgosurit: z. Hashim Thaçi, z. Jakup Krasniqi, z. Rexhep Selimi, z. Kadri Veseli, z. Hysni Gucati, z. Pjetër Shala dhe z. Nasim Haradinaj.
Anëtarët e komisionit panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces.
Ajo që bie në sy, ishte gjendja e mirë shëndetësore, fuqia morale dhe vendosmëria që i karakterizon ata, për t’ia dalë mbanë në mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së dhe të themeleve të shtetësisë së Republikës së Kosovës./InLajmi/