Boksieri, Shpetim Bajoku ka shënuar fitore në raundin e parë të garave të boksit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, përcjell InLajmi.
Bajoku ka mundur tunizianin Abdesalem Sassin.
Meçi u përcoll edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.
Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili i uroi fat dhe suksese Bajokut në “luftën” për medalje.
Postimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Shpetim Bajoku ka shënuar fitore në raundin e parë të garave të boksit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Boksieri ynë mundi me vendim unanim tunizianin, Abdesalem Sassi, kategoria -63 kg.
Meçi u përcolla edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.
I urojmë fat dhe suksese Bajokut në luftën për medalje. /InLajmi/