Në Kosovë paradite pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës. Priten zhvillime të fuqishme vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, por në disa lokacione ku ndodhin mund të ketë shtrëngata të fuqishme afatshkurtra. Temperatura maksimale nesër pritet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite priten disa zhvillime në zona të izoluara me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të fuqishme shiu dhe mundësi për shtrëngata nesër pasdite vonë ka në Kosoven Lindore dhe verilindje-lindje të Maqedonisë së Veriut.
Të dielën pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe më të qetë, me temperatura maksimale rreth 31, 32 gradë Celsius. Në Shqipëri dhe Maqedoni edhe më nxehtë. Pasdite në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore do të ketë gjasa për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, por vetëm në disa zona, shkruan MeteoBallkani
Nga e hëna na pret mot kryesisht stabil, me diell dhe mjaft i nxehtë. Gjasat për ndonjë rrebesh të izoluar, afatshkurtër do të jenë të vogla, por jo inekzistente.