Forcat ukrainase do të duhet të tërhiqen nga Severodonetsk, tha të premten kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Hayday, duke akuzuar Rusinë për shkatërrimin e shumicës së infrastrukturës së qytetit, transmeton InLajmi.
“Fatkeqësisht, ne do të duhet të tërheqim ushtrinë tonë nga Severodonetsk.
Nuk ka kuptim të qëndrosh në pozicione të thyera pas shumë muajsh armiqësore, sepse numri i të vdekurve në territoret e pafortifikuara mund të rritet çdo ditë”, tha Hayday në një fjalim televiziv.
Mbrojtësit tanë, të cilët janë atje, kanë marrë tashmë një komandë për t’u tërhequr në pozicione të reja, shkruan CNN.
Hayday tha se situata në Severodonetsk ishte e paqëndrueshme pas bombardimeve nga forcat ruse gjatë disa muajve. /InLajmi/