Senati amerikan ka miratuar një projektligj për kontrollin e armëve, legjislacioni më i rëndësishëm për armët e zjarrit në gati 30 vjet, transmeton InLajmi.
15 republikanë iu bashkuan demokratëve të Kongresit për të miratuar projektligjin me 65 vota pro dhe 33 kundër.
Kjo erdhi si pasojë e të shtënave masive muajin e kaluar në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që lanë të vdekur 31 persona.
Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë.
Në një deklaratë të lëshuar pas votimit, presidenti u bëri thirrje anëtarëve të Dhomës që “të votojnë menjëherë këtë projektligj dypartiak dhe ta dërgojnë atë në tryezën e tij, shkruan BBC.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit në mesin e kombeve të pasura të botës, më shumë se 20.900 njerëz janë vrarë me armë në SHBA këtë vit. /InLajmi/