Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec, përcjell InLajmi.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rahovec. 23.06.2022 – 08:40. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/