Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kthyer përgjigje përsëri Ministrisë së Jashtme Bullgare, e cila tha se gjuha e Ramës gjatë samitit të BE-së ishte e papranueshme, pasi Rama i quajti bullgarët “turp”, përcjell InLajmi.
Rama tha se Ministria Bullgare mund ta ketë problem të folurit e tij, gjersa theksoi se problem për të është edhe mënyra se si Bullgaria po dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e 2 vendeve të NATO-s.
Kryeministri i Shqipërisë paralajmëroi Bullgarinë që ta heqin veton ose përndryshe do të duhet ta durojnë Ramën.
Rikujtojmë që Shqipëria nuk arriti të marrë dje statusin kandidat në BE si pasojë e bllokadës (vetos) së vendosur nga Bullgaria. /InLajmi/
Oh! Bulgaria's Foreign Ministry has an issue with my way of speaking!Fair enough.I have an issue too with the way Bulgaria wants to solve biletaral issues by using the enlargement process as e vehicle of kidnapping two NATO countries! Easy friends:Lift the VETO or bear with me!
— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022