Aksidente të shumta po ndodhin në Kosovë kjo bazuar nga raportimet e policisë, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku një vozitëse derisa ishte duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Sipas policisë vozitësja përshak shpejtësisë së madhe nuk ka mundur që ta kontrollojë rrugën.
Më tej vajza është dërguar për tretmanë mjekësor në QKUK përshak lëndimeve të rënda trupore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Mirosalë, Ferizaj 23.06.2022 – 11:50. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka humbur kontrollin e veturës dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /InLajmi/