Prodhuesi kinez i makinave elektrike Nio thotë se 2 persona humbën jetën kur një nga automjetet e saj ra nga kati i 3-të i selisë së saj në Shangai, transmeton InLajmi.
Një anëtar i stafit dhe një person nga një kompani partnere vdiqën në aksident.
Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 17:20 me orën lokale, tha firma. Personat që humbën jetën ndodheshin brenda automjetit teksa ai ra nga ndërtesa.
Nio thotë se filloi menjëherë një hetim për incidentin në bashkëpunim me zyrtarë qeveritarë.
Zona e katit të 3-të nga ku ra makina është përshkruar në mënyra të ndryshme si një sallë ekspozite, një objekt testimi ose një parkim makinash, shkruan Saudi Gazzete.
“Kompania jonë ka bashkëpunuar me departamentin e sigurisë publike për nisjen e hetimeve dhe analizave të shkakut të aksidentit. Nga analiza e situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ka qenë një aksident (jo i shkaktuar nga automjeti). “, thuhet në një deklaratë të kompanisë. /InLajmi/