Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka qëndruar 2 ditë në Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në takimin e “European Leadership Network”, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se së bashku me parlamentarë britanik dhe pjesëtar vendeve të tjera kanë diskutuar për sigurinë evropiane dhe ndikimi i luftës në Ukrainë.
Gjithashtu ai tha se kanë diskutuar edhe për rolin në përputhje me objektivin për integrim euroatlantik.
Postimi i plotë i tij:
Në Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, dje dhe sot kam marrë pjesë në takimin e “European Leadership Netëork”. Së bashku me parlamentarë britanik, të Ballkanit dhe vendeve të tjera diskutuam dhe ndikimi i luftës në Ukrainë. Diskutuam për nevojën që Ballkani Perëndimor sa më parë të integrohet në strukturat euroatlantike, në mënyrë që të mos shfrytëzohet për të krijuar jostabilitet nga vende që nuk ndajnë vlerat perëndimore. Diskutuam për rolin e parlamentarëve në ndërtimin dhe mbikëqyrjen demokratike të institucioneve të sigurisë në funksion të paqen afatgjate, si dhe në përputhje me objektivin për integrim euroatlantik.
E falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në këtë takim Lordin Broëne, anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar – House of Lords, i cili ka një përvojë të jashtëzakonshme si ish Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar. E përgëzoj Deputetin Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, për bashkë-kryesimin e këtij takim dhe për mbledhjen së bashku të një grupi të deputetëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përtej.
Konferenca u mbajt sipas rregullave të të njohura si “Chatham House rules”. Konkluzionet kryesore të konferencës jepen nga organizatori. /InLajmi/