Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
Haziri ka kritikuar pushtetin duke thënë se nga rekomandimi për liberalizim të vizave në vitin 2016, procesi është kthyer prapa në deklarim pro liberalizimit.
Haziri ka shtuar se pushteti i tanishëm ka humbur kohën e qytetarëve me kauza të rrejshme.
Tutje Haziri ka shtuar se populli i Kosovës sipas tij po heton mashtrimin e Qeverisë Kurti.
Postimi i plotë i tij:
Nga Rekomandimi për liberalizim të vizave në vitin 2016, këta kanë mbërri në Deklarim pro liberalizimit, nga Samiti veror i BE-së dje, më 23 qershor 2022.
Shumë prapa po na ktheni. Shumë kohë e humbur për shkak të kauzave të rrejshme.
E mira është tashmë që Populli (termi i tyre për manipulim me lehtësi të padurueshme) po e heton mashtrimin frapant të tyre./InLajmi/