Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi gjatë një interviste ka thënë se qëndrimet e VV-së për marrëveshjen për energjinë nuk kanë ndryshuar, por që tani situata është ndryshe sepse kanë ndryshuar faktet, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i tha Bislimit se qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet, pasi sipas saj faktet janë të njëjtat si në vitin 2015, kur kundështohej nga ta kjo marrëveshje.
Çitaku i thotë Bislimit se e vetmja gjë që ka ndryshuar që nga viti 2015 është pozita e tij sepse atëherë ka qenë në opozitë ndërsa tani në qeveri.
Postimi i plotë i saj:
ZvKM Bislimi, qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet.
E faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njejta si me 2015 si sot.
E vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi i juaj, atëherë keni qenë në opozitë, sot jeni në qeveri. /InLajmi/