Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas lajmeve të sotme që erdhën nga Samiti i BE-së, duke i quajtur si zhgënjyese, përcjell InLajmi.
Tahiri vendimet e sotme të BE-së për mosliberalizimin e vizave për Kosovën dhe për moshapjen e negociatave për Shqipërinë i qujti hipokrizi e absurditet.
Ajo theksoi se pavarësisht kësaj nuk duhet humbur rrugën, por duhet të punojmë për ta gjetur cakun bashkë me Qeverinë e Shqipërisë.
Postimi i plotë i saj:
Sot patem lajme zhgenjyese nga BE-ja: Jo viza per Kosoven, jo hapje negociatash per Shqiperine. Shume hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugen! Duhet gjetur rrugen drejt cakut, kete pune duhet ta bejne qeverite e dyja vendeve tona! /InLajmi/