Në Kosovë po ndodhin aksidente të shumta, nga mos pakujdesia në trafik, kjo bazuar nga raportimet e policisë, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku vozitësi i një veture e ka goditur një këmbësor në lagjen Kamenicë të Gjilanit.
Sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Lagjja malësia, Kamenicë 22.06.2022 – 13:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, rasti në procedurë të rregullt. /InLajmi/