Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar pagesa prej 100 euro për 14 mijë e 42 punëtorët e sektorit privat, përcjell InLajmi.
Murati ka thënë se e kanë pranuar në email kriterin ata që nuk janë kualifikuar përshkak se kanë aplikuar në masa të dyfishta.
Postimi i plotë i tij:
Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor.
Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1.000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.) /InLajmi/