Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së të cilët gjenden në paraburgim në Hagë, përcjell InLajmi.
Hoxha ka thënë se ka filluar të ndihet mirë kur në një dhomë të veçantë e ka përshëndetur Kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.
Ish-deputeti i PDK-së tha se ka pasur dëshirë që të takoj të gjithë por ishte e pamundur për shkak të kohës së shkurtër të vizitave që kishin.
Postimi i plotë i tij:
Ndjenjat dhe emocionet ishin të veçanta kur mendoja që brenda këtij objekti mbahen padrejtësisht personalitete të cilët e krijuan historinë tonë të re.
Në çdo sekond emocionet ishin duke u shtuar deri sa kalova procedurat e kontrollit dhe hyra brenda.
Fillova të ndihesha më mirë kur në një dhomë të veçanet e me një përqafim të ngrohët u përshëndeta me Kryetarin Kadri Veseli.
Ai me buzëqeshjen e tij, sharmin e tij dhe motivin e tij të lartë që ka gjithmonë ma krijoi përshtypjen qe nuk isha në atë ambient por sikur isha për vizitë në zyrën e tij në Kuvendin e Kosovës.
E pyeta për Presidentin, Bacën Jakup, Rexhen dhe çlirimtarët e tjerë, fatmirësisht të gjithë ishin mirë dhe me motive të lartë. Pata dëshirë që t’i takoj të gjithë por ishte e pamundur për shkak të kohës së shkurtër të vizitave që kishin.
Gjatë takimit me kryetarin Veseli u hap dera dhe mendova që përfundoj koha e vizitës kur me një torte në dorë si në zakonet e Drenicës hyri Hysni Gucati i cili na nderoi shumë, në dalje takova edhe Pjetër Shalën.
Ata janë krenaria jonë, liria jonë. Unë jam thellë i bindur në pafajësinë e tyre dhe pres që shpejt do t’i kemi në mesin tonë, ata i duhën Kosovës, familjeve të tyre dhe popullit shqiptarë.
Të fala të përzemërta nga çlirimtaret! /InLajmi/