Gjatë ditës së enjte ka ndërruar jetë regjisorja e njohur kosovare Vjosa Berisha, përcjell InLajmi.
Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Vjosës.
Hoti tha se Vjosa do të kujtohet me mall e respekt nga të gjithë banorët e ndërtesës në Ulpianë ku jetonte ajo, ku edhe ishte përshendetur shumë herë me Hotin.
Postimi i plotë i tij:
Prehu në paqe Vjosa Berisha!
Ngushëllime Fatosit, familjes dhe miqve.
E gjithë hyrja jonë e banesës në Ulpianë, ku jemi përshëndetur sa e sa herë, të kujtojmë me mall dhe respekt. /InLajmi/