Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu që është nismëtar i Projektligjit për Trustin i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, raporton InLajmi.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se Bekim Haxhiu është fizioterapsit dhe nuk është e arsyeshme që ka bërë propozim për një projektligj që ka të bëjë me ekonomi.
Haxhiu i ka thënë Kurtit se duke ndenjur shumë në karrige në zyre duke mos dëgjuar kërkesat e qytetarëve sipas tij kjo do ti shkaktojë Kurtit dhimbje të shpinës, kështu që Haxhiu do ta mjekojë pa para./InLajmi/