Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në seancën plenare të së mërkurës ka përkujtuar regjisoren e ndjerë, Vjosa Berisha, raporton InLajmi.
“Sot humbëm një person, kisha pas dëshirë që në këtë hapësirë të njohim kontributin e saj në skenën kinematografike e që nga sot trashëgimia e saj është trashëgimi edhe e jona” tha Eliza.
Eliza tha se Vjosa Berisha la një kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë.
Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një 1 minutë heshtje për vdekjen e Vjosa Berishës./InLajmi/