Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në Frontal të t7 tha se qeveria dhe partia në pushtet kanë refuzuar çdo opsion të mundshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Sipas tij, ata nuk kanë dhënë asnjë opsion se çka do të bëjnë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës.
“Nëse qytetari e shikon sot në televizion seancën parlamentare, e ke të qartë që qeveria dhe partia në pushtet kanë refuzuar çdo opsion të mundshëm për t’u dalë në krahë qytetarëve të Kosovës, por nuk kanë dhënë asnjë opsion se çka do të bëjnë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës”, u shpreh Mustafa.
Ai tha se është e mirëseadhur çdo masë që përkrah qytetarët, ndërsa u shpreh që ministri apo kushdo tjetër jeton në iluzione nëse mendon se me nga 10 euro shtesa për fëmijë, zgjidhen të gjitha problemet financiare.