Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar ndërprerjen e seancës nga kryeparlamentari Glauk Konjufca në mungesë të kuorumit, përcjell InLajmi.
Musli ka thënë se shumica iku nga seanca sot, ndërsa seanca tjetër do të zhvillohet nesër dhe sipas saj nuk mund të ikin nga populli.
Deputetja e PDK-së shtoi se shumica parlamentare është në luftë me vetveten sepse sipas saj ata tuan të votojnë për Trustin.
Musliu ka thkesuar se arsyeja që një shumicë parlamentare nuk po e voton Trustin është “presioni” i liderit të tyre.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Sot iken nga seanca por neser nuk do te mund te ikin nga populli.
Shumica parlamentare eshte ne lufte me veteveten. Arsyeja i therret te votojne per Trustin, ndersa lideri i tyre suprem i therret per rezistence./InLajmi/