Tenistja me origjinë ruse Natela Dzalamidze ka ndryshuar kombësinë e saj nga ruse në gjeorgjiane për të shmangur ndalimin që iu është bërë rusëve në Kampionatin Wimbledon, transmeton InLajmi.
Tenistja është renditur zyrtarisht me kombësi gjeorgjiane në faqen e internetit të WTA dhe ka të drejtë të konkurrojë me partneren e dyfisheve Aleksandra Krunić të Serbisë kur Wimbledon të fillojë më 27 qershor.
Kampionati Wimbledon shpalli ndalimin e të gjithë atletëve rusë dhe bjellorusë në prill, shkruan CNN.
Disa nga yjet më të mëdhenj të tenisit, duke përfshirë numrin 1 të botës për meshkuj, Daniil Medvedev dhe numrin 6 të botës për femra, Aryna Sabalenka, nuk do të konkurrojnë në SW19. /InLajmi/