Një person ka humbur jetën në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili njoftoi se viktima ka qenë duke e drejtuar një kamion për transport të druve.
Kamioni kishte dalë nga rruga për shkaqe të panjohura dhe si pasojë 45-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Ju njoftojme se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura). Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndiem të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan. /InLajmi/