Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se duhet të bëhet verifikimi i listës së veteranëve, përcjell InLajmi.
Sipas saj, kushdo që edhe për një minut e ka mbajtur unformën e UÇK-së meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti, por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë.
Haxhiu theksoi se “veteranët e rrejshëm” duhet të tërhiqen nga lista sepse është dëm i madh i së kaluares, tashmes dhe së ardhmes.
Do të ketë verifikim të listave. Kushdo qoftë që edhe një minut e ka mbajtur unformën e UÇK-së meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti, por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë, shkruan ajo.
Ata nëse nuk tërhiqen duhet të largohen nga lista sepse është dëm i madh i së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes. /InLajmi/