19 qershori është dita e 170-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë.
Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1269 – Mbreti Luigj IX i Francës shpall se të gjithë hebrenjtë që kapen në publik pa një shenjë të verdhë identifikimi do të gjobiten 10 lira argjendi.
1862 – Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret e Shtetet e Bashkuara.
1875 – Fillon rebelimi i Herzegovinës kundër Perandorisë Osmane.
1886 – Me nismën e Shoqërisë së Stambollit u hap shkolla e parë shqipe në Kosovë.
2008 – Hashim Thaçi, kryeministër i Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryeministrit për herë të parë viziton Republikën e Shqipërisë. (Sot Hashim Thaçi është President i Kosovës).
2012- Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange, ka kërkuar azil në Ambasadën ekuadoriane në Londër nga frika e ekstradimit në SHBA pas publikimit të disa dokumenteve, duke përfshirë pamje të vrasjeve civile nga ana e ushtrisë amerikane.