Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar në rrjetin social një foto me Gent Cakajn, me ç’rast e ka cilësuar si “më të mirin nga më të mirët” e rinisë, përcjell InLajmi.
“Lum Kosova për djemtë si Genti, enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, të ardhmen tonë Lum Kosova për djemtë si Genti,” ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Genti i takon brezit më të shkëlqyer të rinisë tonë, të dëshmuar me kompetencën shkencore e diplomatike, për ballafaqimet më të ndjeshme strategjike dhe interesin nacional. Lum Kosova për djemtë si Genti, enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, të ardhmen tonë. Genti, më i miri nga më të mirët, kapërcen çdo standard të njohur intelektual në rrafshin nacional. Faleminderit për konsideratën Genti, i ndershmi nderon!/InLajmi/