Kërcënimi mbi sigurinë ushqimore dhe “beteja” me Rusinë, rreth sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, do të jenë tema kryesore e bisedave në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, të hënën në Luksemburg.
“Jemi të gatshëm të punojmë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë për të parandaluar çdo ndikim të padëshiruar në sigurinë globale të ushqimit”, tha Borrell, në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtar.
“Është e domosdoshme që të lejohet qarkullimi me anije i eksporteve nga Ukraina. Nëse kjo nuk ndodh, rrezikojmë të përballemi me një katastrofë ushqimore globale. Shpresojmë që zgjidhja të vijë në ditët në vijim”, paralajmëroi Borrel.