Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në seancën plenare të së martë ka thënë se Ligji për Pagën Minimale nuk ka asnjë lloj impakti dhe duhet të rishqyrtohet, raporton InLajmi.
“Kemi kërkuar që projektligji që përcakton pagën minimale të kthehet në qeveri për shkak se ky ligj është një ligj që nuk ka kurrfarë impakti sepse paga minimale ka arrit në sektorin privat, sepse ky ligji po e përjashton një kategori nga përfitimi i pagës minimale” tha ai.
“Nëse e votojmë këtë ligji bëjmë një gabim të madh, propozoj që ta kthejmë këtë ligj ta diskutojmë” shtoi Tahiri.
Tahiri ka thënë se votimi i këtij ligji është një gabim i madh dhe duhet të shqyrtohet./InLajmi/