Me moton “Libri mbron mendjen”, edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë do të përmbyllet ditën e sotme me 12 qershor, shkruan InLajmi.
Panairi i 22-të i Librit ka filluar nga data 7 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.
Gjatë këtij panairi kanë marrë pjesë botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, gjithashtu studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Interesimi i qytetarëve ka qenë shumë i madh, duke qenë se ky panair është rikthyer pas 2 vitesh mungesë për shkak të masave anti-covid. /InLajmi/