Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se në këtë takim me Plenkoviq kanë diktuar për forcimin e pozitës së Kosovës në nivel ndërkombëtar.
“Me kryeministrin Andrej Plenkoviq diskutova për përpjekjet tona të vazhdueshme për të forcuar pozitën e Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe e falënderova për mbështetjen e palëkundur dhe zërin e fuqishëm të Kroacisë në favor të integrimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Osmani.
Presidentja tha se e ka falënderuar Kroacinë për integrimin e Kosovës në euroatlantikë. /InLajmi/
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1535584062290681856?cxt=HHwWgICzubPkvs8qAAAA