Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka uruar ditëlindjen e profesoreshës Ajshe Sadrijaj të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, përcjell InLajmi.
Ramosaj po në të njëjtën shkollë ka uruar edhe pensionimin e sekretarit Sali Rama.
Gjithashtu ai tha se së bashku me punëtorët e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” i kanë falënderuar për punën e palodhshme për gjithë kontributin e këtyre brezave.
Postimi i plotë i tij:
Sot, me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të sekretarit Sali Rama dhe profesoreshës Ajshe Sadrijaj të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, së bashku me drejtorin e Arsimit Bekim Vishaj, kolegë dhe mësimdhënës iu uruam shëndet dhe i falënderuam për punën e palodhshme dhe gjithë kontributin e vyer në edukimin e brezave. /InLajmi/