Shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Alketa Gashi Fazliu ka publikuar librin e saj të radhës të titulluar “Pikë”, shkruan InLajmi.
Libri me poezi i quajtur “Pikë” përmban rreth 100 poezi nga autorja.
Në këtë libër Alketa e ka trajtuar gruan e ditëve të sotshme, gruan moderne e cila përveç se është nënë ka edhe karrierën e saj.
Alketa ka ndërthurur dashurinë dhe forcën e gruas si të pamposhtur dhe të pa thyeshme.
Alketa rrezaton mirësi dhe pozitivitet ndaj shikuesve që e kanë ndjekur ndër vite.
Përveç si gazetare dhe prezantuese Alketa është e njohur si shkrimtare dhe poete.
Disa nga librat e saj janë përkthyer nga shtëpi botuese të njohura në shtetet si Franca dhe Amerika.
Përveç librave me poezi Alketa shkruan edhe prozë poetike një ndër librat e pëlqyer nga lexuesit në këtë zhanër është “Etje në pritje”./InLajmi/