Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 qershor rreth orës 16:34, 2 të dyshuar meshkuj kosovarë kanë therur një tjetër me thikë, përcjell InLajmi.
“VRASJE NË TENTATIVË, Rr. Ali Hadri, Prizren 01.06.2022 – 16:34. Janë arrestuar 2 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” shkroi Policia e Kosovës.
Sipas policisë viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit.
Policia e Kosovës nga informatat që ka marr nga mjeku ka treguar se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Tutje njësit relevante kanë njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”./InLajmi/