Pas takimit që pati ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ky i fundit foli për media, raporton InLajmi.
“Sapo pata një diskutim të shkëlqyer me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, isha i nderuar për këtë ftesë. Patëm një diskutim frytdhënës për sigurinë nacionale. Kam vlerësimin më të lartë për rolin e Kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe gjithashtu kam respekt edhe për anëtarët e këtij Komisioni dhe punën që ata bëjnë për të mbështetur Kosovën në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh Hovenier.
Hovenier ka thënë se pati një diskutim të shkëlqyer me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Tutje ambasadori tha se ishte i nderuar për këtë ftesë që i bënë anëtarët e komisionit.
Hovenier gjithashtu tha se ka vlerësim të lartë për rolin e kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe gjithashtu ka respekt edhe për anëtarët e komisionit./InLajmi/