Forcat ukrainase tani po mbajnë vetëm 1\5 e qytetit lindor të Severodonetsk, por ka ende shpresë se ato mund të pengojnë Rusinë të marrë kontrollin e plotë, sipas kreut të administratës së qytetit, transmeton InLajmi.
Oleksandr Stryuk i tha agjencisë së lajmeve Reuters se forcat ruse tani kontrollojnë 60% të qytetit dhe Ukraina mban 20% ndërsa pjesa tjetër është bërë “tokë e askujt”.
“20% po mbrohet ashpër nga forcat tona të armatosura,” tha ai.
“Trupat tona po mbajnë linja mbrojtëse, po bëhen përpjekje për të dëbuar trupat ruse” shtoi ai.
Stryuk tha se rreth 12-13,000 njerëz mbeten në qytet, por se e gjithë infrastruktura thelbësore ishte shkatërruar dhe se qasja në qytet për të ofruar ushqime ose ndihma të tjera ishte e pamundur, shkruan BBC.
Sipas tij ata po jetojnë në kushte të granatimeve të vazhdueshme dhe tani po zhvillohen edhe beteja në rrugë, gjë që ka rritur rrezikun për popullatën civile./InLajmi/

















