Policia Kufitare e Kosovës në veri gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin që transportonte 1.620 litra vaj ushqimor, pa dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas serb.
Lidhur me këtë prokuroria e shtetit që malli të dërgohet në Terminal Doganorë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë. /InLajmi/

















