Jo më kot gjatë gjithë jetës dëgjojmë që çanta dhe këpucët janë elementët që bëjnë veshjen! Në fakt, është fiks kështu! Çanta, i jep veshjes suaj (pavarësisht sa e thjeshtë apo komplekse është ajo) një tjetër pamje. Aq më tepër çantat trend për këtë verë! Çfarë është në modë për momentin?
- Kashtë, kashtë, kashtë
- Teksturat e leshta
- Çantat e mëdha, të punuara me grep
- Çantat me forma të strukturuara mirë
- Ngjyra të ndezura, forma të çuditshme
- Diçka që shkëlqen!
Çfarëdo që vishni mbani mend që nëse keni ndonjëren nga këto çanta do të keni pamje përfekte, shkruan Anabel.Magazine.
Ndryshe aksesorët dhe çantat janë 2 elemente që ju bëjnë të dukeni më “classy” dhe në trend me kohën.