Neymar Jr ka dhënë komentin e tij pas rinovimit të Mbappes me Paris Saint Germain.
E ardhmja e Mbappes tashmë është e qartë, mbrëmë ai kumtoi lajmin që ka rinovuar kontratën e tij me ekipin parisien.
Ai do të jetë lojtar i PSG-së deri në vitin 2025.
E i lumtur me këtë lajm është shprehur edhe anësori i Parisit, Neymar Jr.
“Ai është një lojtar i klasit botëror, e tashmja dhe e ardhmja e këtij klubi. Jam shumë i lumtur që Kylian – i cili është miku dhe shoku im i skuadrës – po qëndron këtu në Paris”, tha ai për Prime Video, përcjell lajmi.net.
Mbappe kishte kontratë me ekipin parisien deri në qershor, por ai do të luajë edhe për 3 vite të tjera në ‘Parc des Princes’.