Puna me traktor doli të jetë fatale për një person në Prizren, ku dyshohet se është rrokullisur me mjetin të cilin po punonte, përcjell InLajmi.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thuhet se viktima kishte marrë lëndime vdekjreprurëse
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar edhe vdekja e tij!
Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/